“Osman Taka” është premiera më e re që do të vihet në skenën e Teatrit Eksperimental. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, producenti Alket Veliu, aktorët Ola Harizaj dhem Ervin Bejleri kanë treguar se si është konceptuar kjo dramë tronditësëe e shkruar nga Arben Iliazi.
Ata janë ndalur edhe më në brendësi të shfaqes, duke ndarë disa detaje me shikuesit, që duan ta shohin në teatër.
“Në bazën e vetë, është teoria e Osman Takës, por sigurisht që Arbeni i ka shtuar disa elementë fiction. Është një shkrim i shkëlqyer, unë kam pasur rastin ta shikoj. Është lojë e mrekullueshme e aktorëve, që përçojnë shumë emocion dhe besoj që shikuesi do ta përjetojë dhe do të kënaqet.
Osman Takën, njerëzit e njohin vetëm përmes valles, por nuk dinë se çfarë përmban ajo valle. Ajo valle është quajtur vallja që shpëton jetë, pasi me dy fjalë dua ta tregojë historinë. Motra e Osmanit në ato kohë zbulohet në një nga këto organizimet turke dhe shkon te Osmani, edhe kuptohet që në atë kohë njihej si një lloj ç’nderimi dhe merr hak duke e vrarë. Edhe u kap, u shpall në kërkim dhe e dënuan me varje. Edhe në ato momente i thonë cilat janë kërkesat, ai kërkon të kërcejë një valle të burrave të zonës, e cila i pëlqeu shumë gruas së Valiut dhe kërkon t’ja falin jetën”, u shpreh Alketi.
“E gjithë historia është e bazuar te vallja, edhe pse historia duket në fillim si një sherr lagje se pse më ngacmove motrën, unë të vij dhe të vrasë. Por për hir të vërtetës, Osman Taka vinte nga një fis shumë i madh, nga fisi Takaj i Konispolit, edhe të ç’nderohesh nga një pushtues është shumë e rëndë. Prandaj bërin atë që bëri”, tha Vini.
“Në fakt është munduar edhe vetë Beni që ta mbajmë pak edhe mes klasikes dhe përrallores. Nuk është moderne, jemi munduar ta ruajmë klasiken”, shtoi Ola./abcnews.al