Napoli është rrethuar nga kërkues të shumtë për kartonin e Victor Osimhen.
“Bomberi” nigerian ka shumë ndjekës dhe të gjithë ata kërkojnë shërbimet e tij, por pak mund ta tentojnë pasi Osimhen ka një çmim të kripur në kartonin e tij. Presidenti i klubit të Napolit, De Laurentiis, ka bërë të qartë disa herë se kush kërkon Osimhen duhet të paguajë të paktën 150 milionë euro, pra në vetvete, këto citime janë më shumë për t’i larguar blerësit e mundshëm pasi ai nuk dëshiron të shesë sulmuesin nigerian.
Gjithsesi, oferta pritet të vijnë në drejtim të tij gjatë merkatos së verës, dhe “Il Mattino” raporton se De Laurentiis dëshiron të ketë gati alternativën në rast largimi të Osimhen.
Sipas mediumit italian, zëvendësuesi i mundshëm është Jonathan David, talenti kanadez i Lille. David në këtë sezon deri më tani ka luajtur në 36 ndeshje në total për klubin francez, ku ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 4 herë./ h.ll/abcnews.al