Victor Osimhen u rikthye te goli menjëherë pas rikthimit të tij në fushën e lojës, pas dëmtimit që mori në fytyrë 4 muaj më parë.
Goli ndaj Venezias i hapi rrugë edhe fitores së Napolit, ku tashmë janë vetëm 1 pikë pas Interit kryesues.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Osimhen ka treguar për vështirësitë e tij dhe fazën e rikuperimit.
“Menjëherë ndjeva se fytyra më kishte shpërthyer. Kur preka faqen e majtë nuk po e ndjeja më. Kisha probleme me gjumin. Rifitova forcat, i tërhequr zvarrë nga dëshira për të luajtur dhe për t’u përmirësuar pikërisht në goditjet me kokë”.
Më pas, disa fjalë për dallimet mes Gattuso-s dhe Spallettit: “Më ndihmuan të dy, mundem dhe duhet vetëm t’i falënderoj”.
SULMUESI MË I MIRË ITALIAN- “Immobile. Unë e admiroj atë. Ai del gjithmonë midis mbrojtjeve, askush nuk e di se si e mban topin midis këmbëve. Ai bën gjithçka të duket e lehtë, veçanërisht golin”.
NAPOLI- “Do të doja të fitonim bashkë, Napoli dhe unë. Por për Scudetton duhet të jem më shumë se sa një lojtar individual. Atëherë po, do të më jepte shumë kënaqësi dhe mendoj se do të ishte diçka fantastike për qytetin”. /f.a/abcnews.al