Osimhen bën gati “valixhet”, Napoli “shënjestron” sulmuesin e talentuar të Serie A

schedule16:53 - 8 Mars, 2023

schedule 16:53 - 8 Mars, 2023

Napoli po kalon një sezon fantastik ku padyshim ndër gjithë yjet e ekipit ata që shkëlqejnë më shumë janë Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia, me të dy lojtarët që priten të largohen nga “të kaltrit”, në merkaton e verës.

Tashmë, Presidenti i napoletanëve, De Laurentiis duhet të mendojë për afrimet e reja dhe mesa duket përforcimet do të vijnë nga një tjetër qytet i Italisë e më konkretisht, Bergamo, qytet ekipi i të cilit është Atalanta.

Drejtuesit e Napolit pëlqejnë shumë sulmuesin danez Rasmus Hojlund, i cili erdhi tek Atalanta nga austriakët e Sturm Graz për 25 milionë euro verën e shkuar dhe tashmë ka hyrë në “radarët” e jugorëve. Ademola Lookman dhe Teun Koopmeiners janë gjithashtu në “shënjestrën” napoletane dhe tashmë pritet vetëm merkato e verës për të parë lëvizjet përfundimtare të italianëve. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!