Osijek edhe më i ashpër se Disiplina, gjobë maksimale për Eros Grezdën

schedule19:58 - 5 Qershor, 2020

schedule 19:58 - 5 Qershor, 2020

Tjetër dënim për Eros Grezdën. 25-vjeçari i Osijek, u pezullua me katër ndeshjes nga Komisioni i Disiplinës në Kroaci për shkak të goditjes me grusht ndaj Antonio Colak, sulmuesit të Rijekës. Osijek humbi shansin për të dalë në finalen e Kupës së Kroacisë pas humbjes 3-2 kundër Rijekës.

Skuadra e gjakovarit, nuk ia doli të ruante avantazhin e dyfishtë, u përmbys 3-2 dhe akuzoi arbitrimin për këtë disfatë. Situata u tensionua në fund të ndeshjes, aty ku Grezda goditi lojtarin kundërshtar. “Provokimet kombëtare nuk i duroj dot“, u shpreh lojtari pas ngjarjes.

Më pas erdhi ndjesa e tij, tani do i duhet të qëndrojë pushim katër javë, teksa duhet të paguajë një gjobë. Klubi i tij ka marrë vendimin për ta gjobitur lojtarin e kombëtares shqiptare. “Reagimi i Grezdës është i papërshtatshëm dhe i papranueshëm për një atlet si ai.

Kemi vendosur t’i vendosim gjobën maksimale që lejon rregullorja”, shkruan klubi kroat. Osijek i ka komunikuar lojtarit se do t’i mbajë 20% të rrogës vjetore për një vit, pra për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al