OSHEE riaktivizon aktmarrëveshjet,qytetarët mund të paguajnë me këste

schedule14:47 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:47 - 23 Shkurt, 2020

Familjet shqiptare dhe bizneset nuk kanë arritur që të paguajnë faturat e energjisë elektrike gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të OSHEE janë 58 mijë abonentë famijarë dhe 8 mijë biznese të cilat rezultojnë debitore.

Ndërkohë për të mbledhur këto detyrime OSHEE ka vendosur që të riaktivizojë aktmarrëveshjet në bazë të cilave qytetarët duhet të paguajnë me këste, të cilat janë 1 mijë  e 200 lekë në muaj për familjet në nevojë dhe 2 mijë e 800 për familjet e tjera.

Detyrim për lidhjen e aktmarrëveshjeve do të jetë shlyerja e të gjitha detyrimeve të krijuara gjatë viti 2019.Ndërkohë që pagesa  e bizneseve varion nga 100 mijë deri në 1 mln lekë  në bazë të numrit të kësteve mujore.

Ndërkohë nëse borxhi do të shlyhet 100% është parashikuar falje e tij deri në 70% për familjarët.

Oshee parashikon që në bazë të akmarrëveshjeve këto detyrime të zerohen Brenda pak viteve ndërsa afati i lidhjes së këtyre aktmarrveshjeve është deri në datën 31 dhjetor 2020./abcnews.al