OSHEE blen energji për të siguruar furnizimin

schedule15:15 - 11 Tetor, 2021

schedule 15:15 - 11 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Mungesa e reshjeve ka detyruar furnizuesin e tregut të lirë pjesë e OSHEE të blejë energji për të plotësuar nevojat e vendit. Vetëm për periudhën 13 deri në 17 tetor është kërkuar një sasi prej 44 mijë e 400 megavatorë. Por OSHEE ka siguruar vetëm 19 mijë e 400 megavat orë me një  çmim mesatar prej 255.79 euro.

Për të blerë sasinë që duhet do të hapet një tjetër procedurë. Në ankand morën pjesë 10 kompani ndërsa fituesi përzgjidhet automatikisht nga platforma në bazë të çmimit. Në ankandin paraardhës OSHEE importoi energji elektrike në vlerën e 13 mln eurove, sasi kjo që nevojitej vetëm për periudhën 4 deri në 10 tetor./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!