Oscar Pistorius përfshihet në një përleshje ne burg

schedule12:49 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:49 - 12 Dhjetor, 2017

Sërish telashe për Oscar Pistorius. Sipas raportimeve të Daily Mail, ish kampioni paraolimpik ka mbetur i plagosur gjatë një përleshjeje të dhunshme të shpërthyer në Atteridgeville, burgun në periferi të Pretorias ku po vuan dënimin me 13 vjet burg për vrasjen e të fejuarës së tij, modeles Reeva Steenkamp. Për momentin nuk është ende e qartë se si ka ndodhur incidenti por nëse ka qenë Pistorius që ka nisur debatin, ish kampioni mund të humbasë privilegjet. Sipas të përditshmes britanike, Pistorius po priste në rradhë për të përdorur telefonin, dhe aty ka nisur të debatojë më një të burgosur tjetër. Autoritetet po hetojnë ende për ngjarjen. Ish atleti gëzon disa privilegje në krahasim me të burgosurit e tjerë për shkak se konsiderohet një i dënuar me rrezikshmëri të ulët./abcnews.al