Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Oscar për violinën shqiptare”/ Ina Kosturi mes interpretimit dhe krijimit

schedule11:44 - 27 Janar, 2026

schedule 11:44 - 27 Janar, 2026

Kompozitorja dhe violinistja Ina Kosturi është nderuar në Angli me Çmimin e Madh “Saint-Saens”, një vlerësim prestigjioz që mban emrin e një prej kompozitorëve më të dashur të muzikës klasike botërore. Në studion e Pas Mesnatë, ajo ndan emocionet, përjetimet e këtij cmimi, por edhe rrugëtimin e karrierës së saj.

“Fitorja e një konkursi që mban një emër të tillë, ishte vërtetë shumë kënaqësi rë nderohesh nën emrin e këtij kompozitori të madh. Po nuk është vetëm kjo, ishte I vecantë ky konkurs, kishte tre synime të tija, vec faktit që i atashuar në një organizatë. Konkurset e kompozicionit sot janë konkurse ku e vajtura direkte është thuajse e pamundur se nuk ke si ta realizosh dicka të tillë. Kënaqësi e jashtëzakonshme të fitosh një çmim që mbart emrin e kompozitorit të zemrës”, shprehet Kosturi, duke e konsideruar këtë vlerësim si një kulmim të rrugëtimit të saj artistik mes interpretimit dhe krijimit muzikor.

Ky sukses vjen pas një sërë çmimesh ndërkombëtare, ku Ina Kosturi është vlerësuar si krijuese dhe interpretuese. Në karrierën e saj ajo numëron 8 cmime dhe 8 kompozime.



“Cdo cmim është ndryshe. Cmimi i parë ka qenë Sllovenia, më pas Malta edhe ai mjaft I rëndësishëm se isha e para shqiptare në një konkurs atje. Vjena është një tjetër cmim me rëndësi, kur merr një cmim në Vjenë, duket sikur ke marrë gjithë Botën. Ka një rëndësi të veçantë të vlerësohesh nga personalitete botërore të muzikës”, thekson ajo, duke shtuar se pengu i saj më i madh mbetet fakti që kjo vepër duhet të interpretohet me orkestër, për të marrë plotësisht frymën dhe dimensionin e saj artistik. Krijimtaria muzikore ka nisur herët për Inën, që në moshën 7-vjeçare, ndërsa sot ajo shprehet se po jeton ëndrrën e fëmijërisë. Për Kosturin, kompozicioni nuk është më një territor i dominuar nga burrat: “Gratë po triumfojnë dhe po dëshmojnë forcën e tyre krijuese në muzikën klasike”, thotë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!