OSBE: Zgjedhjet në Serbi dhe Hungari të lira, por jo të rregullta

schedule17:13 - 5 Prill, 2022

schedule 17:13 - 5 Prill, 2022

Një proces zgjedhor i lirë por jo korrekt, njësoj si në 2018-ën. Ky është rezultati i vëzhgimeve të para të misionit të Organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë, OSBE për zgjedhjet hungareze. Në votimin e së dielës triumfoi dhe njëherë më shumë konservatori nacionalist Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz.

Sipas 200 vëzhguesve të dërguar në Hungari, procesi i votimit ishte i rregullt, por ishte mungesa e kushteve të barazisë mes kandidatëve në fushatë elektorale që ndikuan në rezultatin pëfundimtar.

Koordinatorja e misionit të OSBE-së, sqaroi se transparenca dhe kontrolli i pamjaftueshëm i financave të fushatës elektorale ishin dhe njëherë më shumë një avantazh për koalicionin qeverisës. Gjithashtu u kritikua dhe fakti i mungesës së debateve mes kandidatëve kryesorë, që do të kishte qenë një rast për votuesit që të bënin një zgjedhje të informuar.

OSBE kritikoi në të njëjtën mënyrë dhe zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe administrative në Serbi, po këtë të diel. Dhe këto zgjedhje u zhvilluan në një terren jo të barabartë, me një seri mungesash që shkuan në favor të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij progresiste serbe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!