OSBE reagon për sulmin ndaj Berishës në protestë: Urojmë shërim të shpejtë, të shmangen spekulimet

schedule18:04 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 18:04 - 6 Dhjetor, 2022

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për samitin e BE-së në Tiranë dhe për sulmin fizik ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së sotme. Në një postim në facebook, OSBE shpreh keqardhjen për këtë ngjarje ndërsa shton se duhen shmangur spekulimet ndërsa hetimet vijojnë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në reagim.

Kujtojmë që lideri demokrat u sulmua sot gjatë protestës nga 31 vjeçari Gert Shehu. Ai përfundoi në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta të marra pasi u dhunua nga truprojat e Sali Berishës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!