OSBE për protestën e opozitës: Të jetë paqësore dhe demokratike

schedule17:40 - 25 Maj, 2018

schedule 17:40 - 25 Maj, 2018

Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Delegacioni që përbëhej nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella, kanë takuar Presidentin Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e PD-së, Lulzim Basha dhe LSI-së, Monika Krymadhi.

Në një postim të OSBE-së në Facebook thuhet se, “zyrtarët e lartë kanë shprehur vlerësimin e tyre gjatë takimeve sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend”.

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita, ata shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!