Në një postim në rrjetet sociale, prezenca e OSBE/ODHIR shprehet se organizatorët e protestës së sotme duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësve të tyre.
OSBE dënon të gjithë ata që përpiqen të përdorin dhunën si rrugë të shkurtër politike.
“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, shkruhet në reagimin e OSBE.
Pak minuta më vonë, në një tjetër reagim në rrjetet sociale, OSBE thotë që reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.
“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, shkruhet në postimin e OSBE-së në Facebook./abcnews.al