OSBE-ODIHR, takim në SPAK/ Diskutohen masat për procesin zgjedhor të 11 majit

schedule13:18 - 11 Prill, 2025

schedule 13:18 - 11 Prill, 2025

Përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u ndalën të premten në ambientet e Prokurorisë së Posacme SPAK.

Kjo vizitë në SPAK vjen në ditën e çeljes së fushatës zgjedhore të 11 Majit dhe pas takimeve të mëparshme gjatë kësaj jave në institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.

Përveç delegacionit të huaj, këto zgjedhje do të monitorohen për herë të parë dhe na SPAK, ku ky institucion ka hartuar nje strategji per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore ndwrsa dhe ne terren do te zbarkojne prokuroret e posacem dhe agjrnte te BKH.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në Shqipëri gjatë takimit ne Spak u kryesua nga ambasadori Lamberto Zannier.

Ndërkohë disa ditë më parë OSBE/ODhir, dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!