OSBE ndërmjetëse? Basha: Kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohshme

schedule12:22 - 25 Tetor, 2019

schedule 12:22 - 25 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi këtë të enjte sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger.

Kreu i selisë blu tha se në fokus të diskutimit ishte kriza politika dhe gatishmëria e OSBE për të negociuar për të gjetur zgjedhjen.

Sipas Bashës, zgjidhja vjen vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë.

“Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë zgjedhore që të garantojë lirinë e votës. Duhet vullnet politik që mungon nga pala tjetër që është edhe pala e kapur në shkatërrimin e tre palë zgjedhjeve siç tregojnë edhe raportet e OSBE-ODIHR. Me sekretarin e përgjithshëm kemi diskutuar për ndihmën që mund të japë OSBE në këtë drejtim. Për opozitën rruga është e qartë. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje vendore ku vota është e garantuar dhe nuk tjetërsohet nga grupet kriminale.  Po them që OSBE ofron këto tre mundësi, t’i kujtojë detyrimin që ka vendi për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti të ofrojë ekspertizë dhe së treti të ndihmojë sa i përket rolit të OSBE në dialog të vërtetë dhe të ketë një produkt”, tha Basha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!