“Ortodoksët pro-rusë”: Në Ukrainë lufta ka edhe një përmasë fetare

schedule09:37 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 09:37 - 6 Dhjetor, 2022

Nga Corrado Zunino “La Reppublica.it

Përktheu Alket Goce-abcnews.al

Krivne (Ukrainë) – Manastiret e ritit lindor, Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila nuk i ka ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet me Patriarkanën e Moskës, janë të mbushura me njerëz.

Në meshën e pasdites të së shtunës, priftërinjtë janë poshtë pranë altarit. Besimtarët, përreth dhe aty pranë, bëjnë kryqin në çdo hap të leximit biblik. Peshkopi alternohet me priftërinjtë sipas një rendit hierarkik: ai reciton një liturgji rapsodike të paktën dy orë të gjatë, e cila këndohet vazhdimisht.

Në Manastirin Korezky, në pjesën veriore dhe më të ftohtë të vendit, 70 kilometra nga Rivne, dhe pak më shumë nga Bjellorusia e frikshme, predikimi mbahet në gjuhën ruse dhe në një pasazh besimtarët luten për “Patriarkanën e Moskës”. Tradita nuk prishet.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i frymëzuar nga oligarku që i parapriu në udhëheqjen e vendit dhe që deri diku i diktoi hapat e tij, Viktor Poroshenko, do të donte që të shkëpuste lidhjet e shumëfishta mes Kishës Ortodokse Ukrainase dhe asaj të Rusisë, raporton abcnews.al.

Presidenti beson se 258 manastiret e UOC-së, Kishës Ortodokse të Ukrainës, janë strofulla spiunësh, dhe se në ato ambiente gjejnë strehë “qarqet pro-ruse”, të cilat e vënë në rrezik sigurinë e atdheut. Që nga e enjtja e vitit të kaluar, Volodymyr Zelensky ka dekretuar një ndalim parandalues “për priftërinjtë që kanë lidhje me Moskën”.

Megjithatë, duke udhëtuar për në perëndim nga Kievi, për 330 kilometra vërehet se kombi ukrainas është fetarisht i devotshëm dhe se riti i shumicës mbetet ai jopopullor, i praktikuar nën kujdesin e Patriarkanës së Moskës.

Duke u ngjitur në Malin Berestov takojmë peshkopin e Manastirit të Shpellave, më i rëndësishmi në Kiev, si dhe një pikë referimi për të gjithë Krishterimin Ortodoks. Qeveria ukrainase sapo e ka emëruar, duke e regjistruar në regjistrin e “Fjetores së Shenjtë” me kishat dhe bujtinat e saj për pelegrinët e kishës kundërshtare, OCU e lidhur që nga viti 2018 me Patriarkanën e Kievit.

Peshkopi Kliment, zëdhënës i kishës kombëtare të ritit rus, është i zemëruar nga kjo situatë: “Presidenti aktual po ndjek axhendën e lobit të Petro Poroshenkos. Prej 8 vitesh ata po përpiqen që të na shkatërrojnë. Këtu nuk ka lidhje lufta me Rusinë, dhe si justifikim përmenden deklaratat e Patriarkut Kirill pro luftës së Putin, raporton abcnews.al.

Që nga dita e parë ne e dënuam pushtimin rus dhe i udhëhoqëm të gjitha kishat lindore të ngriheshin për lirinë e Ukrainës. Pse nuk mjafton kjo? Sepse ata duan të marrin peng besimtarët dhe trashëgiminë historike, por ne përfaqësojmë fenë e Ukrainës”.

Të nesërmen Kliment do të gjejë një aleat brenda vetë qeverisë ukrainase: sekretari i Këshillit të Mbrojtjes, Oleksey Danilov, e refuzoi transferimin e Manastirit të Lavrës Pechersk në Kishën e Kievit: Ajo i përket të gjithëve, askush nuk mund ta zhvendosë atë pronë pa pëlqimin e pronarit”.

Zelensky e akuzoi, por menjëherë ngriti një këshill të dytë qeveritar për këtë çështje: “Ne do t’i japim pavarësinë shpirtërore besimtarëve ukrainas”. Duke kaluar lumin e gjerë Teteriv që është gati duke ngrirë, mbërrijmë në manastirin Preobrazhensky Trygirsky në rajonin e Zhytomyr, ku Atë Galaction, një emër i frymëzuar nga i gjithë Universi, na pret i veshur një pelerinë kundër shiut, me një flamur të verdhe-blu në supe.

“Ne jemi me popullin ukrainas dhe ndjekim presidentin Zelensky. Por që nga pavarësia e vendit kanë kaluar 30 vjet. Qeveria e Kievit dëshiron që të zhdukë një histori mijëravjeçare për të themeluar një kishë të re. Nacionalistët po sillen si sovjetikët dikur, që na e dogjën manastirin në vitin 1939. Por nuk do të kenë sukses. Populli është me ne, dhe kisha është ndërtuar mbi një shkëmb dhe jo mbi një ideologji”. Të premten e kaluar, shërbimet sekrete ukrainase të SBU kontrolluan manastirin femëror të Shën Anastasyas.

Drejtuesja e tij nuk dëshiron që të flasë. “Jam shumë i trishtuar”- thotë ajo. Dhe dy javë më parë, Garda Kombëtare e Ukrainës ka bastisur manastirin e Korezky në veri. Nuk ka asnjë provë për një komplot politik.

Por në deklaratën e qeverisë thuhet se operacioni në shkallë të gjerë, ka zbuluar “manuale propagandistike ruse, doktrina të satanizmit, simbole naziste” në dioqeza të tjera. Dhe në një rast edhe “pornografi me fëmijë”. Ky sekuestrimi bëhet publik sepse lufta kundër Kishës, brenda luftës reale Rusi-Ukrainë, sapo ka filluar.

/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!