Ortodoksët në Korçë dhe Fier kremtojnë të premten e zezë

schedule10:30 - 27 Prill, 2019

schedule 10:30 - 27 Prill, 2019

Nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Para ditës së madhe, ata kremtojnë të premten e zezë, ritualin e kalimit nën epitaf dhe procesionin e Krishtit.

E premtja para Pashkës në Korçë, që njihet si e premtja e zezë, u kremtua nga besimtarët ortodoksë, në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

Rituali i kalimit nën epitaf dhe procesioni i varrimit të Krishtit, mblodhën para Katedrales shumë besimtarë.

Për ngjalljen e Krishtit, besimtarëve korçarë iu  bashkuan edhe qytetarë të shumtë, të cilët shoqëruan procesionin përgjatë ecjes në rrugët kryesore të qytetit.

Ceremonia u përcoll nga marshe, ndërsa epitafet e shtatë kishave u ribashkuan për t’u kthyer sërish tek Katedralja.

Edhe në Fier besimtarët ortodoksë ndoqën procesionin e lëvizjes së epitafit.

Rituali organizuar nga Mitropolia e Apolonit dhe Fierit ka nisur nga Kisha Katedrale ” Shën Gjergji”, ka përshkuar një nga akset kryesore të qytetit të Fierit, duke përcjellë mesazhe të vëllazërimit paqes dhe dashurisë.

Mitropoliti i Fierit dhe Apolonit Hiresi Nikolla Hyka, ka ftuar gjithë shqiptarët  që në këto ditë të shënuara, të harrojnë meritë dhe armiqësitë.

E Premtja e Zezë ,simbolizon sakrificat dhe vuajtjet e Jezu Krishtit, i cili me mëkatet e botës mbi shpine, rrugëtoi mundimshëm drejt vendit ku u kryqëzua, për tu ngjallur të dielën e Pashkës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!