Orteqe dhe rënie inertesh, disa akse të bllokuara në Qarkun e Shkodrës nga bora

schedule10:03 - 21 Janar, 2023

schedule 10:03 - 21 Janar, 2023

Disa akse rrugore raportohet të jenë të pakalueshme në qarkun e Shkodrës si pasojë e reshjeve të borës.

Kështu në përdësimin e fundit të situatës thuhet se si pasojë e orteqeve, pjesa e Qafë Thorës tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar, po ashtu edhe aksi Bogë-Theth. Ndërkohë në disa akse të tjera, si ai Qafë Mali- Fierzë apo Tamarë – Vermosh punohet me borë pastruese për t’i mbajtur të hapura.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Verior Rrugor: pjesa e Q. Thores tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar nga orteqet.
Aksi Boge-Theth vazhdon te jete i bllokuar segmenti prej rreth 600 m ne zonen e tuneleve
Aksi Tamare-Vermosh, reshjet e debores kane vazhduar gjate gjith nates me intensitet te larte dhe vazhdojne edhe tani.
Eshte punuar pa pushim me dy borepastruese dhe me mjete te tjera duke mbajtur te hapur aksin rrugor.
Akset e tjere kane renie inertesh te cilët pastrhen nga kontraktori.
Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.

DVP Shkoder:
-Aksi rrugor Shkoder-Theth në Qaf Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme per momentin.
-Aksi rrugor Shkoder-Vermosh ne Qaf te Berdalecit ka me shume se 50cm bore per momentin e pakalueshme,po punojne borpastrueset per hapjen e rruges.
-Aksi rrugor Shkoder-Puke-Fush Arres ka prezence bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojne ne pastrimin e bores.
-Tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji.
Per çdo ndryshim do ju informojme ne kohe reale.
Gjate nates nuk jane rregjistruar telefonata per ndihme ne Sallen Operative te DVP Shkoder.

OSHEE:
Situata eshte e njejte, rreth 200 abonenta pa energji.
Nuk ka fidera te stakuar , pa energji nje segment Qafe Bordolec – Vermosh, dhe nje segment ne Hajmel.
Jane pa energji edhe Gjegjani dhe dy Fidera te N/St Vrake.

Bashkia Shkoder:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka presence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

Bashkia Puke:
Ne bashkine Puke gjate nates ka pasur reshje debore rreth 10 cm, vijon pastrimi i rrugeve nga Drejtoria e Sherbimeve, nuk kemi rruge te bllokuara, energjia elektrike mungon ne njesite Administrative Gjegjan.

Bashkia Fushe Arrez:
Ne bashkine Fushe-Arrez ka pasur reshje debore rreth 15 cm. Rruget jane te hapura dhe qarkullime ne disa akse behet me zinxhir, vazhdon te kemi probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!