Ortekët e dëborës i marrin jetën tre skiatorëve gjermanë në Kanada

schedule21:59 - 2 Mars, 2023

schedule 21:59 - 2 Mars, 2023

Një tragjedi ka ndodhur në Kanada kur tre skiatorë humbën jetën në një ortek.

Dhjetë skiatorë të tjerë u lënduan pranë komunitetit Invermere, në provincën kanadeze të British Columbia. Nga ky aksident humbën jetën tre persona u plagosën katër të tjerë.

Skiatorët, sipas njoftimit të policisë kanadeze, ishin “të huaj” , por nuk janë dhënë informacione të mëtejshme.

Siç raporton rrjeti kanadez Global News, duke cituar Walter Bauer, kryetarin e bashkisë së qytetit Egging në Bavari, skiatorët që u vranë janë gjermanë.

Orteku ka ndodhur në zonën e resortit të skive Panorama, rreth 160 kilometra në perëndim të Calgary.

Një zëdhënës i kompanisë tha për CBC se orteku ndodhi jashtë kufijve të vendpushimit të skive, duke shtuar se teleferikët u pezulluan përkohësisht për të lehtësuar aksesin e helikopterëve shpëtimtar.

Në të njëjtën zonë, vetëm muajin e kaluar u vranë dy amerikanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!