Lulja e orkidesë ka joshur shumë botanistë e biologë të huaj për të bërë studime në Parkun Kombëtar të Divjakës. Por në këtë park gjenden 12 lloje orkide që rrezikojnë të zhduken.
Orkidete kanë mbushur Parkun Kombëtar në Divjakë. Janë të paktë ata që kanë njohuri për këtë lule. Këto vajza kanë ardhur nga Londra për të parë jo vetëm lagunën, por edhe orkidetë. Janë të mahnitura për bukurinë e këtij vendi, për të cilin kishin lexuar nëpër guidat turistike.
Janë 12 lloje bimësh të rrezikuara që ndodhen në Parkun e Divjakës, por ato kanë tërhequr vëmendjen e të huajve. Biologët dhe fotografët më të njohur në botë, në fillim të pranverës kanë qenë të pranishëm në këtë zonë, duke fotografuar dhe listuar llojet e orkideve.
Lulëzimi i tyre tashmë ka nisur, por territoret e orkideve të rralla, për arsye studimi nuk u tregohen vizitorëve .Orkis Albanika dhe asteri shqiptar, janë unike në llojin e tyre. Studimi për to, po kryhet nga botanistët e parkut dhe biologët e huaj.
Listës së orkideve të Divjakës u shtohen çdo ditë lloje të reja. Gjatë dy viteve të fundit, me nisjen e krijimit të atlasit të tyre nga të huajt, vëmendja është e shtuar. Gjithçka ka të bëjë me faktin, se këto bimë janë tepër të rralla dhe unike në territoret shqiptare. Vizitorëve u lejohet vetëm t’i shohin dhe fotografojnë, por jo ti këpusin.
Orkidetë lejla janë të vetmet që gjenden me shumicë në territoret e parkut, në fushat me lagështi pranë moçalishteve. Të gjithë të apasionuarit pas tyre, mund t’i ndeshin ato fare lehtësisht, duke kënaqur syrin me bukurinë e rrallë.
Krahas orkideve në Parkun Kombëtar të Divjakës, buzë rrugës turistike kanë çelur edhe Irisi i verdhë dhe një numër i madh lulesh shumëngjyrëshe, çka e bën këtë park më të vizituarin për momentin në Shqipëri për florën e tij të rrallë. /ABC News Albania 24/7