Oriz me peshën e të sapolindurit, dhurata e japonezëve për prindërit e rinj

schedule13:52 - 9 Gusht, 2021

schedule 13:52 - 9 Gusht, 2021

Prindërit në Japoni kanë gjetur një mënyrë interesante për të festuar lindjen e fëmijëve me të afërmit, të cilët nuk mund t’i takojnë dot për shkak të pandemisë. Ata u dërgojnë të afërmve çanta me oriz që peshojnë sa foshnja, shkruan, The Guardian

Çantat vijnë në një gamë të gjerë modelesh dhe formash. Disa kanë edhe batanije në mënyrë që të afërmit të ndihen sikur po përqafojnë foshnjën. Pesha e orizit përputhet me peshën e fëmijës dhe çmimi ritet në varësi të peshës dhe zakonisht është 1 jen për gram.

“Për herë të parë pata një ide të tillë para 14 viteve kur lindi djali im dhe po mendoja se çfarë mund të bëja për të afërmit që jetonin larg dhe nuk mund të vinin.

 

Kështu që ne vendosëm të bënim qese me oriz që kishin të njëjtën peshë dhe formë si foshnja, kështu që të afërmit mund ta mbanin dhe ta përjetonin ndjesinë sikur e kishin pranë foshnjën,” tha për Guardian Naruo Ono, pronari i dyqanit të orizit Kome no Zoto Yoshimiya.

 

Një klient pa një nga qeset e orizit me fotografinë e djalit në dyqanin e kompanisë në qytetin Kitakyushu dhe ideja iu duk shumë interesante. Ono mendoi se mund të ishte një biznes i mirë dhe filloi të prodhojë çanta për klientët, duke marrë gradualisht porosi nga e gjithë Japonia.

 

Ai e ka zgjeruar gamën e produkteve duke përfshirë qeset e orizit edhe për çiftet që martohen.  Qeset e orizit të dasmës madje janë bërë edhe më të njohura se të lindjes.

“Gjatë pandemisë, kërkesa është rritur shumë pasi njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë për të marrë pjesë në ceremonitë e dasmave.”

Rritja e qeseve të tilla të dasmës ka ndihmuar në kompensimin e ndikimit të rënies së lindshmërisë në Japoni. Popullsia e Japonisë shënoi rënie rekord gjatë pandemisë. Kufizimet e rrepta të udhëtimit ulën numrin e njerëzve që udhëtojnë jashtë, duke përkeqësuar rënien e shkaktuar nga tendencat demografike afatgjata.

Numri i të porsalindurve shënoi një rekord të ulët prej 843,321 në vitin 2020.  Nga 47 prefekturat e Japonisë, vetëm Tokio dhe tre rajonet e saj përreth saj, së bashku me ishullin jugor të Okinawa, raportuan rritje të popullsisë vitin e kaluar.

Gjithashtu edhe numri i martesave shënoi rënie, duke regjistruar nivelin më të ulët prej 525,490, nga një kulm prej më shumë se 1 milion në fillim të viteve 1970./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!