Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolura në “showbizin” shqiptar. Modelja e njohur dhe gjakovari i kombëtares shqiptare, janë bashkë prej kohësh dhe po kalojnë për mrekulli.
Të dy janë aktivë në rrjetet sociale, aty ku Oriola shfaqet në formë fantastike. Veshje provokuese, cigare dhe një pjatë me limona. “Limonada ime”, shkruan sulmuesi i Osijek në kampionatin kroat, teksa nuk vonon përgjigja e së dashurës së tij.
“Mbreti im”, i drejtohet modelja 25-vjeçarit nga Gjakova. Moment shumë i mirë për dy të rinjtë, të cilët janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin. /abcnews.al