Eros Grezda, nuk e ka mendjen te problemet me futbollin. “Fajtore” është bukuroshja shqiptare, Oriola Marashi. Kjo e fundit ka publikuar një foto “hot” në Instagram dhe komentet me zemra të Grezdës, nuk munguan.
“Më lër të ta jap ca verë të mirë”, shkroi Oriola Marashi krah një foto shumë seksi të saj të publikuar në Instagram dhe reagimet ishin të shumta. Mes tyre, dhe komenti i sulmuesit shqiptar, Eros Grezda, nuk mungoi.
Prej shumë kohësh po flitet për një lidhje të sulmuesit të Osijek me bukuroshen Marashi, madje çifti, së shpejti do të kenë dhe një ceremoni fejese. Deri atëherë, komentet në Instagram janë sinjali i vetëm i dashurisë së tyre./abcnews.al