Oriola Marashi është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Modelja ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas konfirmimit të romancës me futbollistin Eros Grezda si dhe spekulimeve se tashmë janë fejuar.
Emri i saj është ndër më të lakuarit, dhe si çdo personazh tjetër publik, as Oriola nuk i ka shpëtuar zërave se ka bërë ndërhyrje estetike. Shpeshherë, ajo ka treguar se ndryshimi i vetëm ka ardhur me rritjen, duke mohuar kështu kategorikisht këto thashetheme.
Së fundmi, modelja ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të disa viteve më parë, si për të treguar se vazhdon të jetë po e njëjta Oriolë siç ka qenë. Ajo duket me kilogramë më pak për shkak të moshës, ndërsa shkruan:”Ja pra miq, që krisma nuk ka patur”. /abcnews.al