Nesër është “Shën Valentini” dhe shumë çifte po merren me detajet e fundit të dhuratave për partnerët. Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një nga çiftet e rinj të showbizit shqiptar, teksa lidhja e tyre u konfirmua nga një foto ku dy të rinjtë ishin kapur për dore.
Anësori ofensiv i kombëtares kuqezi la Rangers në merkaton e janarit dhe u rikthye te Osijek në Kroaci, aty ku zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës (2017-2018).
Modelja bukuroshe ka treguar dhuratën e dëshiruar për Shën Valentin nëpërmjet një InstaStory dhe tani pritet nëse futbollisti gjakovar do ia plotësojë dëshirën apo do i dhurojë ndonjë surprizë edhe më të bukur. /abcnews.al