“Orikum-Dukat, drejt fundit”, Balluku: Do të jetë gati pas dy javësh, vazhdojmë me Llogaranë

schedule15:30 - 1 Prill, 2024

schedule 15:30 - 1 Prill, 2024

SHQIPËRI- Segmenti rrugor nga Orikumi në Dukat është drejt përfundimit.

“Do jetë gati Genti? -Për 15 ditë”.

Zëvendëskryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte për të inspektuar punimet e kryera.

“Kishim një ndërtesë që na  ndikon në shtrat, shpronësimet janë proces i vështirë në unazën e Tiranës kemi trajtuar me bonuse, prandaj vjen dhe vonesat”, tha Balluku.

Me përfundimin e  kësaj rruge  14.75 km të gjatë   puna do të përqendrohet në dy  projekte të tjera të rëndësishme.

“Për dy javë e dorëzojmë, më pas përqendrojmë forcat në tunelin e Llogarasë dhe aksin e Thumanë- Kashar që presin më shumë  shqiptarët dhe vizitorët për shkak të trafikut

Synimi sipas zëvendëskryeministres është i qartë.

“Tuneli duhet të mbarojë brenda 30 qershorit”, shtoi Balluku.

Rruga Orikum Dukat  kalon përmes parkut të Llogarasë duke ofruar një panoramë mbresëlënëse për këdo që e përshkon./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!