Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur sot se ka të ngjarë që të publikojë një raport që detajon plotësisht gjetjet e komunitetit të inteligjencës amerikane mbi origjinën e Covid-19.
Biden ka urdhëruar komunitetin e inteligjencës amerikane të “dyfishojë” përpjekjet për të studiuar origjinën e koronavirusit, duke shtuar se SHBA do të vazhdojë të bëjë presion që Kina të marrë pjesë në një hetim të plotë.
Zëvendës sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se hetimi do të përfshijë çdo mundësi që gjurmët mund të çojë në një laborator kinez.
“Kina nuk ishte mjaft transparente”, tha ajo.
Ne kemi thënë që për një kohe shumë të gjatë, se Kina duhej të siguronte më shumë qasje në laborator, të bashkëpunonte më plotësisht me hetuesit shkencorë. /abcnews.al/