Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës të tregohet transparente në lidhje me origjinën e koronavirusit.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se qasja në të dhëna të papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e Covid-19.
Rikujtojmë se rastet e para të Covid u identifikuan në qytetin kinez të Wuhan.
Tedros u tha gazetarëve se agjencia shëndetësore e OKB e vendosur në Gjenevë ” kërkon që Kina të jetë transparente, e hapur dhe të bashkëpunojë, veçanërisht në lidhje me informacionin, të dhënat e papërpunuara që ne kërkuam në ditët e para të pandemisë”./abcnews.al