Paramount Pictures ka zbuluar filmin e ri të shumëpritur “Babylon” përmes një traileri premtues që sapo është publikuar. Në filmin që pritet të përfshijë kinematë, luajnë Brad Pitt dhe Margot Robbie gjithmonë mahnitëse.
Në klipin shumë të shkurtër të prezantuar pak orë më parë dhe me titull “Ëelcome to Babylon”, regjisori flet dhe përmend se “Babylon” është “projekti më i madh që ka bërë ndonjëherë”.
Sipas revistës Variety, filmi “Babylon” zhvillohet rreth vitit 1920 dhe na tregon përshtatjen e Hollivudit me kinemanë, ndërsa në temë është i ngjashëm me filmin “The Great Gatsby” si dhe “Një herë në Hollywood” të Tarantinos”.
Revista raporton se “Babylon” do të na tërheq vëmendjen veçanërisht në periudhën në vijim, ndërsa ka shumë gjasa që të rrëmbejë Oscarët, ndërkohë që sipas regjisorit, shumica e personazheve të filmit janë karikatura të yjeve të vërtetë.
“Babylon” pritet të dalë në kinema të përzgjedhura më 25 dhjetor, por më 6 janar 2023 do të nisë shfaqjet në të gjitha kinematë.
E sigurt është se ky është filmi më magjepsës dhe i shumëpritur i sezonit./abcnews.al