Orges Shehi: Partizani lufton për Kupë dhe kampionat, goli i Skukës më kënaqi

schedule17:33 - 24 Janar, 2024

schedule 17:33 - 24 Janar, 2024

Partizani i trajnerit Orges Shehi arriti që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, ku mundën Apoloninë në shifrat 3-1. Trajneri i të kuqve ka mbetur i kënaqur nga reagimi i skuadrës, goli i Skukës dhe rikthimi i Prekës, Ndërsa Alban Hoxha titullar në portën sipas Shehit nuk përbën lajm. Në intervistën e dhënë për “MCN” trajneri Shehi bëri analizën e ndeshjes, kontingjentin që ka, manovrën e tij si dhe luftën në dy fronte.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e trajtuam me shumë rëndësi si para dhe gjatë sfdiës. E vlerësuam dhe jemi të kënaqur që mundëm të kualifikoheshim, pasi kur bëhet fjalë me një takim mund të ndëshkohesh. Jam i kënaqur që ekipi reagoi edhe pas disavatazhdit dhe Skuka që shënoi, por më gëzon edhe rikthimi Prekës që vjen pas dëmtimit të gjatë.

Tani radha e Vllaznisë

Nuk kemi menduar për Vllazninë, pasi sapo mbaruam një përballje Kupe me një takim. Ndeshja me Vllazninë ka edhe 4 ditë kohë të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen e Shkodrës.

Filozofia e Shehit te Partizani

Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi. Në manovër jemi përmirësuar. Nuk kemi vetëm një variant, pasi edhe sot ndryshuam. Karakteristikat e lojtarë janë të ndryshëm dhe në varësi të tyre do të ndryshojmë manovër. Duke qenë organika e plotë do të kemi 2-3 variante, rëndësi ka të njohim mirë veten tonë dhe njëri-tjetrin. Në fund lojtarët janë të rëndësishëm pasi janë ata që interpretojnë në fushë.

3 sulmues vendas, Cara-Keko-Skuka

Kontigjenti na mungon, Bintsuka e Mba akoma nuk janë në gjendje. Kemi lojtarë që ndryshojnë ndeshjen nga ndeshja. Çdo lojtar është i rëndësishëm, por i rëndësishëm është ai që shfrytëzon momentin kur hyn në fushë. Jam i kënaqur nga treshja e sotme, por të gjithë janë të rëndësishëm dhe determinant për ekipin.

Objektivat Kupë e Kampionat

Nuk heqim dorë nga trofe çdo trofe është i rëndësishëm. Edhe në Superkupë ekipi e trego se është i rëndësishëm për klubin çdo trofe. Jam i bindur se do të shkojmë deri në fund për të dy trofetë.

Vllaznia dhe kush hyn në “final 4”

Ne luajmë për veten tonë dhe jemi të përqendruar te paraqitja. Luajmë përballë një rivali direkt, ndeshje personaliteti. Duel mes dy ekipeve që duna të jenë në majë, motivimi në ndeshje të tilla nuk është i vështirë.

Gjithnjë duhet të kërkojmë fitoren pa menduar se kush del i katërti apo i pesti në renditje. Të futemi në fushë për të dhënë 100% përballë çdo kundërshtari, pavarësisht e çfarë jep fusha në fund

Skuka?

I dimë cilësitë e tij, lojtar që ka vlera. Nuk ka ardhur as në gjendje mesatare, ka vullnet dhe objekti që të kthehet kush ishte. Duhet kujdes në minuatazh e dhënë që të mos dëmtohet. E hodha nga fillimi se ndryshe është kur hyn nga fillimi e ndryshe si zëvendësues. Ai nuk është as 70 %.

Hoxha portier

Kur përmenda më vjen mirë që Skuka shënoi dhe Preka u rikthye, nuk e përmenda Albanin se ai është pikë kyçe, nga personaliteti, si stërvitet, eksperienca. Është lider i ekipit. Kam dy portierë të mirë që të japin garanci dhe eksperiencë. Kthimi i Albanit nuk është lajm se dihet pesha që ai ka në futbollin shqiptar,

Orges Shehi me kapele në drejtin, si rrallë trajnerë te Partizani

Ne do të ikim e vijmë. Çdo njëri vjen në punë si dita e fundit apo gjithë jetën. Dua të jem sa më gjatë në krye të Partizanit. Ishte diel dhe ftoftë sot ndaj e mbajta kapelën. Mos na bëni që fiksohemi te kjo puna e kapelës, se mbaj gjithë kohës.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!