“Orgazmat e luftës së Churchillit”

schedule14:11 - 23 Maj, 2022

schedule 14:11 - 23 Maj, 2022

History Today

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Winston Churchill në librin e ri të Tariq Ali nuk është i njëjti personazh që ne kemi njohur nga shtypi tabloid britanik. Por krejt e kundërta, pasi në libër shkruhet për vrasjen e një koloneli racist dhe të pamoralshëm.

Deri më tani janë botuar rreth 1600 libra mbi Churchillin. Çfarë mund të shtojë Ali?

Qëllimi i Ali është rrethi i Churchillit. E drejta e votës e grave, argumentoi Churchill në 1897, “është në kundërshtim me ligjin natyror dhe praktikën e shteteve të qytetëruara”.

Ai fajësoi për humbjen e tij në zgjedhjet e parakohshme në Mançester në vitin 1908 tek “ata katolikë të ndyrë irlandezë që ndryshojnë mendimin në momentin e fundit nën presionin e priftërinjve”.

I njohur si kritik i parakohshëm i Hitlerit, Churchill ishte gjithsesi i pushtuar nga fashizmi. “Po të kisha qenë italian”, i tha ai Musolinit, “Jam i sigurt që do të kisha qenë me gjithë zemër me ju që nga fillimi deri në fund të luftën tuaj triumfuese kundër leninizmit”.

Vetëm pas Mynihut, Churchill braktisi plotësisht shpresat për të arritur një marrëveshje me Hitlerin.

Më pas janë ato që Ali i quan ‘orgazmat e luftës së Churchillit’, fantazitë e guximit dhe lavdisë.

Disa nga këto në fakt e shqetësojnë lexuesin. “Unë nuk e kuptoj këtë poshtërsi për përdorimin e gazit”, deklaroi ai në vitin 1920, duke justifikuar autorizimin e tij për përdorimin e armëve kimike kundër kurdëve.

“Unë jam plotësisht në favor të përdorimit të gazit kundër fiseve të pacivilizuara.”

Bolshevizmi ishte një ‘konfederatë e keqe’ e ‘hebrenjve ndërkombëtarë’. Zëvendësimi i palestinezëve nga Ashkenazi, megjithatë, ishte një çështje tjetër: ‘Unë nuk e pranoj se kundrejt këtyre njerëzve është bërë një gabim nga fakti se prej tyre ka ardhur një racë më e fortë, një racë e nivelit më të lartë, një racë më e mençur për botën dhe që zuri vendin e tyre.’

“Churchill mendon se “Keep England White” është një slogan i mirë”, kur brezi Windrush mbërriti në Britani. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, siç tregon Ali, Churchill ishte një njeri që kishte lindur në kohën e gabuar.

Duke shpërfillur gjeneralët e tij në përpjekjen e tij për të marrë Dardanelet, fushata e Churchill përfundoi me disfatë poshtëruese. Të njejtin fat pati edhe kontigjenti britanik prej 15,000 vetash të dërguar për të mbështetur Ushtrinë e Bardhë dhe për të mposhtur bolshevikët.

Rënia e Singaporit në 1942 erdhi si një tronditje. Surpriza e Churchillit ishte e vërtetë.

Fundi i Perandorisë Britanike u pasua me një ritëm të shkurtër, i përshpejtuar pjesërisht nga mospërputhja e tij ndaj decentralizimit indian. Ali është padyshim një shkrimtar i talentuar, por pyes veten nëse ka qenë  plotësisht i drejtë me temën që trajtoi.

Churchill ishte një konservator i dëshpëruar. Ai ishte, në një mënyrë, gjyshi i mirëqenies, mjaft dashamirës në periudhën e tij liberale për klasat punëtore. Ai nuk ishte, siç e thotë Ali, përkundrazi, ai u përpoq të negocionte një balancë midis punës dhe kapitalit derisa shpërthyen trazirat në 1904.

Ai mobilizoi ushtrinë, megjithëse qëndroi larg nga protestat për të parandaluar dhunën. Ali trajton pjesë të shumta të historisë së klasës punëtore në biografinë e tij, duke e vënë në kundërshtim me anti-imperializmin dhe socializmin e grupit të William Morris dhe laburistëve të majtë me konservatorizmin e Churchillit.

Antiheroi i tij, sipas Ali, ishte një njeri i urryer.

Rezultati është dyzimi i Britanisë. Ne kemi përshtypjen e një shoqërie të përçarë nga konflikti klasor në vend të asaj ku në 70 vite pas 1924,  Churchill iu bashkua Partisë Konservatore. Për më tepër, nuk ishte deri në vitin 1945 që shumica e klasës punëtore të Britanisë votoi për Laburistët.

Deri atëherë, me sa duket, shumica preferonte paternalizmin liberal dhe konservator. Bilancet historike fituan një famë të keqe por me siguri, ato janë më të dobishme se sa hagjiografitë dhe censurat.

Me gjithë këtë, Churchill -i i Aliut meriton të lexohet për qartësinë dhe kozmopolitizmin e tij. Kapitujt mbi pushtimin e Athinës, krizën e urisë së Bengalit dhe rebelimin e Mau Mau janë mësime të shkëlqyera.

Pikërisht për t’i bërë publike këto, Ali shkroi librin e tij, pasi “ne nuk jemi përballur kurrë me të vërtetat e perandorisë”.

Por a është kjo e vërtetë?

Nëse në fakultetin për histori ne shkojmë për të mësuar, pikëpamjet e Aliut pasqyrojnë opinionin e shumicës. Më pak se një në tre britanikë janë krenarë për perandorinë e tyre të mëparshme. Ali ndoshta mendon se janë më shumë.

Por nuk do të shqetësohesha. Sondazhet na tregojnë gjithashtu se një në pesë adoleshentë britanikë mendon se Churchill është një personazh imagjinar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!