Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 45 vjeçari në Lushnje

schedule09:41 - 31 Janar, 2024

schedule 09:41 - 31 Janar, 2024

Një 45 vjeçar nga Lushnja është arrestuar në flagrancë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se 45 vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij në fshatin Barbullinjë për lojëra fati.

Ai është vënë nën akuzë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një kompjuter që shërbente për këtë qëllim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!