Organizonin lotari të palejuara, 4 të arrestuar në Tiranë

schedule11:55 - 23 Prill, 2023

schedule 11:55 - 23 Prill, 2023

Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranë këtë të dielë si pasojë e organizimit të lotarive të palejuara në një lokal.

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Game over 4”, është bërë I mundur ndalimi I shtetasve E. I., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç, K. K., 26 vjeç, L. B., 53 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Robert Shvarc”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 4 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 4”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. I., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç, K. K., 26 vjeç, L. B., 53 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Robert Shvarc”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!