Organizonin dasma në kohë pandemie, gjobë dhe mbyllje për 6 muaj dy lokaleve në Kurbin

schedule15:54 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:54 - 17 Gusht, 2020

Në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen ndaj Covid 19, është bërë i mundur evidentimi i dy rasteve të shkeljes së protokolleve të sigurisë të cilët organizonin ceremoni martesore.

Policia ka bërë me dije se është bërë i mundur ndërshkimi me 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen 2 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me  1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte  në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë  administrative 1.000.000  lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy  subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al