Është mbajtur edicioni i dytë i projektit “Violinat e Paqes” dhe drejtori Kledis Rexho ka zbuluar detajet.
Në një lidhje me Skype nga Luksemburgu për “ABC e Mëngjesit”, ai ka u shpreh se ky edicion i lejoi të konsolidoi tre drejtime, social, pedagogjik dhe artistik.
Sakaq, Rexho zbuloi se për këtë projekt kanë kaluar shumë vështirësi, pasi vetëm një javë para festivalit, askush nuk i ofroi mbështetje.
“Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar “Violina e Paqes” na lejoi të konsolidonim tre drejtimet tona kryesore, atë artistik me orkestrën e parë ndërkombëtare në Shqipëri, atë social me aktivitete sociale dhe atë pedagogjik, që është diçka që e kam shumë përzemër në ndihmë të muzikantëve të rinj, atyre që janë të motivuar dhe të interesuar të trokisnin te Festivali sigurisht.
Ishim një javë para festivalit dhe nuk ishim të sigurt a do e bënim Festivalin apo jo, sepse nuk kishim mbështetje. Kjo është diçka për të ardhur keq, pastaj krejt rastësisht një shoqatë në Tiranë kishte marrë lajme për projektin tonë pedagogjik dhe i kishte pëlqyer, edhe u ofrua që të na ndihmonte këtë edicionin e dytë. Edhe e falenderoj shoqatën “Tirona Autoktone”, sepse bëri të mundur këtë aktivitet”, tha ai./abcnews.al