Me rastin “Ditës Kombëtare të Sportit në Katar”, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit organizuan minikampionatin e basketbollit. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj çdo 12 shkurt në kryeqytet do të organizohet dita e sportit.
Me rastin e “Ditës Kombëtare të Sportit në Katar”, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit në vendin tonë organizuan mini-kampionatin e basketbollit, me pjesëmarrjen e ekipeve të ndryshme të kryeqytetit.
Këtij organizimi sportiv iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, të cilët nxitën të rinjtë që të merren sa më shumë me sport.
“Jam shumë entuziast kur shoh çuna e goca që luajnë bashkë dhe që, edhe dinë të fitojnë, por edhe dinë të humbasin sepse jeta ka edhe fitore, edhe humbje. Rëndësi ka jo sa herë rrëzohemi, por sa herë ngrihemi, që të vazhdojmë lojën prapë dhe të dalim me sukses edhe në jetë, edhe në sport. Dita e Sportit, edhe në Tiranë, që duam ta bëjmë çdo 12 Shkurt me ambasadën dhe miqtë e sportit në qytetin tonë”.
Kryebashkiaku Veliaj gjithshtu u shpreh se bashkëpunimi me Katarin do vazhdojë edhe me disa projekte të tjera në infrastrukturën arsimore në Tiranë./abcnews.al