Organizimi i Policisë për protestën/ Drejtuesi Proda takon shefat e Komisariateve: Ruani qetësinë, mos u provokoni

schedule10:37 - 7 Tetor, 2024

schedule 10:37 - 7 Tetor, 2024

Pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës, dhe gazetarja Xhensila Kodra ka raportuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me shefat e komisariateve.

Sipas gazetares, ai i ka kërkuar shefave të komisariateve që të mos provokohen nëse do të ketë akte dhune nga protestuesit.

Gjithashtu, efektivëve u është kërkuar që për një listë personash, që kanë qenë të dhunshëm në protestat e mëpërparshme, që ti kenë në vëzhgim këta persona, mos kanë sende me vete.

Sa i përket planit të masave të vendosura nga Policia e Shtetit, raportohet se do të bllokohen disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit, që prej orës 18:00, e deri në përfundim të tubimit.

Sipas burimeve, kjo protestë do të zhvillohet në Bulevardin e Kombit, aty ku do të paralizohet dhe lëvizja e automjeteve, ku i është kërkuar drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative.

Ndërsa, në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie të cilët do të qëndrojnë para institucioneve ku protestuesit do të kryejnë tubimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!