Organet e Vettingut “kursejnë” kërkesat për buxhetin

schedule15:47 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:47 - 13 Nëntor, 2017

Buxheti për vitin e ardhshëm i organeve të vettingut ishte në qendër të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Ndryshe nga sa pritej, kryetaret dy institucioneve kryesore, Komisionit të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, u treguan të kursyera në kërkesa, gjë që ngjalli reagimin e opozitës. Sipas demokratëve, buxheti i parashikuar nuk garanton pavarësinë e organeve të vettingut.

Vetëm pak muaj, Natasha Mulaj ngriti zërin kur paralajmëroi Kuvendin se reduktimi i organikës dhe pagave të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rrezikonte të ndikonte negativisht në rezultatin e procesit të vettingut.
E rikthyer në Komisionin e Ligjeve në lidhje me buxhetin 2018 të organit që drejton, Mulaj habiti me tonet e zbutura.
Qasja e saj nuk u prit mirë nga opozita, që u shfaqi shqetësim në lidhje me pavarësinë këtij institucioni.
Buxheti i vettingut vijoi me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Opozita pyeti kryetaren Genta Bungo Tafa nëse ishte e kënaqur.
Ndryshe mendonte opozita, që këtë herë e tha hapur se buxheti për organet e vettingut nuk garanton paravarësinë e këtyre institucioneve, gjë që solli reagimin e mazhorancës.
Demokratët pyetën kryetaren kur parashikonte nisjen e vettingut me buxhetin në fjalë.
Relatori socialist Bashkim Fino i quajti provokuese pyetjet e demokrateve, duke i ftuar te mos bejne politike
Komisionerët publikë ishin të fundit nga institucionet e vettingut, duke kërkuar një rritje të buxhetit të parashikuar me 1 mln lekë./abcnews.al

https://youtu.be/mp3Ts1LVsgY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!