E ardhmja e Erik Ten Hag në pankinën e Manchester United është e varur në një “fije peri”. Të bindura për këtë janë mediat angleze, që e bëjnë të sigurtë largimin e teknikut holandez nga “Djajtë e Kuq”. Humbja e fundit 3-0 në “Old Trafford” kundër Totenhem ishte pika që derdhi gotën e durimit të tifozëve dhe akoma më e rëndësishme, atë të drejtuesëve të klubit, në një sezon që ka nisur në mënyrtën më të keqe.
Që kur u ul në pankinën e Manchester United dy vite më parë, Ten Hag nuk fitoi asnjëherë zemrën e tifozëve, ndërsa pas dështimit në fundjavë përballet me një lumë kritikash, që I janë bashkuar edhe emrat më të mëdhenj të së shkuarës së klubit. Mes tyre edhe Sir Alex Ferguson, deri dje një prej mbështetësve të trajnerit holandez.
Mediat britanike shkojnë më larg se kaq, duke nxjerrë një listë të zëvendësuesëve të Ten Hag.
I pari është Gareth Southgate, ish trajneri i kombëtares së Anglisë, që dha dorëheqjen menjëherë pas finaleve të “Euro 2024”.
Sipas këtyre raportimeve, ai është I preferuari i klubit, që gjithashtu ka edhe disa opsione të tjera. Në listën e kandidatëve për pankinën e Manchester United janë edhe Thomas Tuchel apo Maurizio Pocchettino.
Por kushdo që të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” do të ketë detyrën e vështirë për të kthyer skuadrën te suksesi. Pas gjashtë javëve të para të Premier League, Manchester United renditet në vendin e 13-të me vetëm 7 pikë, ndërsa barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Europa League./abcnews.al