Erald Çinari është rikthyer sërish si pistë te Partizani. Sulmuesi anësor nuk kishte shumë hapësira në pjesën e parë të sezonit te Samsunspor në Turqi.
Klubi turk ia ka dhënë OK që të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër për të ardhmen dhe në “Panorama Sport” ditën e sotme shkruhet se mund të rikthehet te Partizani.
Sigurisht që tifozët e kuq do të gëzoheshin tej mase për këtë lëvizje, pasi dihen cilësitë e Çinarit dhe për Partizanin do të ishte një goditje në merkaton e janarit. / abcnews.al