Orët e fundit të fushatës/ “Gratë kundër zgjedhjes së Trump”, Cenkollari: Diferenca mes kandidatëve është e ngushtë!

schedule19:36 - 4 Nëntor, 2024

schedule 19:36 - 4 Nëntor, 2024

Votuesit në SHBA shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Klementina Cenkollari, në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, komentoi zgjedhjet në SHBA dhe përballjen Trump-Harris.

Gjatë intervistës, Cenkollari nënvizoi se gara është shumë e ngushtë dhe se është e vështirë të flitet për një fitues, duke shtuar mbetet për t’u parë se si do të zgjedhin amerikanët.

E pyetur nëse do të ndryshojë vëmendja dhe se si do të jetë qasja ndaj Ballkanit Perëndimor, Cenkollari nënvizoi se nga ana e të dy kandidatëve është deklaruar se fokusi kryesor qëndron në luftën kundër korrupsionit në rajon.

“Është e vështirë të thuhet për një fitues pasi gara është shumë e ngushtë. Është vetëm 1 %. Sipas anketimeve edhe diferenca që ata kanë është gjithashtu e ngushtë. Analistët thonë se gjithçka do të duhet për t’u parë nesër se si do të zgjedhin amerikanët. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë në procesin e votimit të hershëm. Mund të thuhet se 77 milion amerikanë kanë votuar. Tregohet se ka një rritje të pjesëmarrjes së Republikanëve. Kandidatët nuk mund të ishin më shumë të ndryshme më shumë se sa kaq sipas analistëve. Një pjesë e votuesve kanë besim tek Trump sepse mund ta menaxhojnë më mirë ekonominë, por edhe një tjetër çështje ku fiton pikë është emigracioni. Por ai humbet pikë kur bën deklarata që ndikojnë në ndasi mes amerikanëve., Pjesa më e madhe e votuesve në këto zgjedhje janë gra dhe Trump ka pasur vështirësi në marrjen e mbështetjes së tyre dhe votat po shkojnë për Harris. Por Harris dëmtohet nga politika që ka ndjekur administrate e Biden edhe pse në dy takime zgjedhore ka deklaruar se do të jetë e ndryshme. Siç dihet zgjedhjet po shihen me shumë vëmendje. Të dyja fushatat e kanë dhënë qëndrimin sa I përket vendeve të Ballkanit, dy konsideruar se dy do jenë pikat kryesore, lufta ndaj korrupsionet dhe lufta ndaj ndërhyrjeve të jashtme”, theksoi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!