Mediat spanjolle dhe ndërkombëtare po transmetojnë drejtpërsëdrejti, orët e fundit të operacionit të jashtëzakonshëm të shpëtimit të një fëmije dyvjeçar në Spanjë, Julen Rosello, i cili ra brenda një grope të thellë 100 metra e të ngushtë 25 centimetra, të dielën e 13 janarit.
Kur minatorët e Brigadës së Shpëtimit të Minierave të zbresin në pjesën e poshtme të tunelit, gjatë gërmimit, ata duhet të punojnë në gjunjë ose të shtrihen me ndërrime 40-60 minuta për të gjetur fëmijën. /abcnews.al