Sherif Kallaku me shumë mundësi do të jetë pjesë e Teutës për ndeshjet e Champions League. Orët e fundit ka pasur bisedime intensive për ta mbyllur marrëveshjen me kroatët e Lokomotiva Zagreb.
Nga Durrësi për abcnews.al bëjnë me dije se e presin Kallakun pasdite, por ende nuk ka komunikime zyrtare nga ana e klubeve.
Gjithsesi ka optimizëm që do të vijë edhe zyrtarizimi i huazimit të Kallakut, i cili dy sezone më parë ishte lideri i Teutës me 14 gola të shënuar.
Lokomotiva Zagreb e bleu për 150 mijë euro dhe durrsakët mbajtën edhe përqindje kartoni. Tashmë ata e presin sërish mbrapsht, për t’u dhënë një dorë në Champions League. /abcnews.al