Ajgena Korbi
Orët u kthyen në 45 minuta, por turnet nuk ndryshuan në shumë prej shkollave të vendit. Në 82 institucione publike sipas Fiqiri Çifligut nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar nxënësit janë të detyruar t’i marrin mësimet paradite e pasdite.
Bëhet fjalë kryesisht për ata fëmijë që studiojnë në shkolla ku ende nuk ka përfundur rindërtimi i nisur pas tërmetit.
Tirana ka shkollat më të mbingarkuara. Një pjesë për shkak të numrit të lartë të nxënësve ndërsa të tjera janë kthyer në shkolla pritësë për institucionet e dëmtuara.
Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar tregon dhe për një tjetër fenomen që vihet re vitin e fundit dhe që mund t’i japë zgjidhje mësimit me turne.
Numri i lartë i nxënësve në klasa ka bërë që të bien dhe disa prej masave anti COVID.
Pavarësisht rekomandimit të ekspertëve të shëndetësisë për të qendruar në distancë fëmijët në banka janë kthyer nga dy.
Pas revoltës së shumë prindërve Ministria e Arsimit vendosi që prej katër tetorit në shkolla të kthehej normaliteti./Abcnews.al