Erling Haaland do të veshë fanellën e Manchester City sezonin e ardhshëm, ndërkohë që nuk është larguar nga Borussia Dortmund pa lënë një dhuratë për futbollistët dhe stafin.
Sulmuesi norvegjez u ka dhuruar 33 lojtarëve verdhezinj nga një orë Rolex dhe për to ka shpenzuar rreth 490 mijë euro.
Haaland nuk ka harruar edhe stafin, teksa ka shpërndarë 20 ora Omega, që i kanë kushtuar 100 mijë euro. / abcnews.al