Orban në konferencë me Ramën: Shqipëria nuk duhet të presë më për integrimin në BE

schedule14:18 - 11 Tetor, 2024

schedule 14:18 - 11 Tetor, 2024

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se Shqipëria nuk duhet të presë më për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Budapest, Orban u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme, sa i takon integrimit.

“Kemi patur në fakt biseda vërtet të thella dhe diskutime për të cilat i jam atij tërësisht mirënjohës. Është vërtet shumë kënaqësi gjithmonë kur kemi në fakt të ftuar që janë artist të politikës sepse na sjellin këndvështrime të reja dhe kjo gjë na ndihmojnë gjithnjë edhe në shkëmbimin e ideve. Pra patëm një privilegj të madh që i ftuari ynë nuk vjen me atë traditën e politikanëve hungarezë, pra nuk është jurist apo ekonomist siç është rasti me ne në Hungari, por me njohuritë e tij ne kemi diskutuar edhe politikën hungareze dhe është vërtet kënaqësi dhe dëshiroj ta falënderoj atë.

Tani kemi situatën e kundërt, unë nuk kërkova ndihmën e tij sepse tashmë ne kemi mundësinë që t’i kemi këtu miqtë tanë shqiptar, sepse vendet e Ballkanit  Perëndimor kanë pritur 15 vite mesatarisht për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019 dhe unë në fakt kam folur për këtë gjë edhe kur isha në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për të gjithë këtë situatë dhe e thashë këtë edhe në Strasburg është që Bashkimi Europian t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vet sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne, në familjen europiane.

Në fakt Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE-në në një proces që është bazuar tek merita, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta edhe këtë lloj qasje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë dhe jemi shumë krenar që ky moment, vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

Ndoshta ju e mbani mend që herën e fundit që kemi patur diskutime të tilla ka qenë në fakt kur ne kemi qenë në Presidencë dhe Kroacia u bën vend anëtar i BE-së dhe që atëherë nuk ka patur anëtarësime të tjera ne BE, por ja që ne e kemi bërë të mundur këtë gjë sërish.

Zonja dhe zotërinj, Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar Bashkimin Europian duke ofruar edhe mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që të përfitoni këtë gjë sepse ka një instrument tashmë nga i cili përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dy palësh.”, theksoi Orban./abcnews.al