Kryeministri hungarez Robert Fico po lufton mes jetës dhe vdekjes dy ditë pasi një atentat tronditi Europën, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orbán.
“Ne po lutemi për kryeministrin dhe jemi pranë shtetit sllovak,” vuri në dukje Orbán.
“I urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në punë. Robert Fico është mes jetës dhe vdekjes”, shtoi ai.
Edhe nëse shërohet, Fico do të qëndrojë jashtë punëve për muaj të tërë në një kohë kritike përpara zgjedhjeve europiane në fillim të muajit të ardhshëm, vuri në dukje gjithashtu homologu i tij hungarez.
“Ne jemi përpara një procesi zgjedhor që do të vendosë jo vetëm se cilët do të jenë anëtarët e Parlamentit Europian, por së bashku me zgjedhjet në SHBA mund të vendosë rrjedhën e luftës dhe paqes në Europë”, theksoi Orban.
“Në këtë situatë do të kishim shumë nevojë për Robert Fico dhe një Sllovaki paqedashëse”, përfundoi kryeministri hungarez.
Atentati ndaj kryeministrit sllovak ishte i pari ndaj një lideri politik europian për më shumë se 20 vjet dhe u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Analistët politikë dhe deputetët thonë se ngjarja ekspozoi një klimë politike gjithnjë e më intensive dhe polarizuese si në Sllovaki ashtu edhe në mbarë Europën.
Ndërkohë, mjekët sllovakë do të takohen të hënën për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Ficos dhe për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij për trajtim nga Banska Bystrica në kryeqytetin Bratislava.
Gjendja shëndetësore e Ficos vazhdon të jetë e rëndë, por e qëndrueshme dhe ai mund të flasë pak, sipas deklaratave të djeshme, të enjten, një ditë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak, presidentit të sapozgjedhur të Sllovakisë, Peter Pellegrini.
/abcnews.al