Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha këtë të enjte se ka pasur një bisedë telefonike me kandidatin republikan për president, Donald Trump, përpara zgjedhjeve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sapo fola me Presidentin Trump. I urova fat të martën e ardhshme. Kanë mbetur vetëm pesë ditë. Gishtat e kryqëzuar”, ka shkruar Orbán në rrjetin social X.
Orbán tha në fillim të këtij muaji se do të hapte “disa shishe shampanjë” nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.
Siç shkruan CNN, më shumë se 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e parakohshme.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor./abcnews.al