Orban: BE rrezikon një luftë të ftohtë ekonomike me Kinën

schedule14:49 - 4 Tetor, 2024

schedule 14:49 - 4 Tetor, 2024

Bashkimi Evropian rrezikon të hyjë në një “luftë të ftohtë ekonomike” me Kinën, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Vendet e BE-së do të votojnë këtë të premte vendosjen e tarifave më të larta për importet e automjeteve elektrike kineze.

BE beson se prodhuesit e makinave elektrike në Kinë po përfitojnë nga subvencionet e paligjshme shtetërore.

Ndërsa, Orban deklaroi se Hungaria do të votonte kundër.

“Ajo që po na detyrojnë të bëjmë, ajo që po bën Bashkimi Evropian është një luftë e ftohtë ekonomike. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Evropës. Nëse kjo vazhdon, ekonomia evropiane do të vdesë”, tha Orban.

Në korrik, BE vendosi tarifa të përkohshme deri në 37.6 për qind për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Në përgjigje, Pekini paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë në gusht, duke thënë se tarifat shkelin rregullat e organizatës dhe minojnë bashkëpunimin global për ndryshimet klimatike.

Kina ka nisur gjithashtu hetime për eksportet e konjakut francez, mishit të derrit dhe produkteve të qumështit nga BE. Hetimet kanë ngritur frikën e një lufte tregtare./abcnews.al