Orar “prime time” për Laçi-Partizani, FSHF ndryshon planin për supersfidën e javës

schedule16:59 - 26 Prill, 2021

schedule 16:59 - 26 Prill, 2021

Të mërkurën është planifikuar të luhet e gjithë java e 30 e Kategorisë Superiore. Një sfidat më të forta të këtij akti është ajo mes Laçit dhe Partizanit.

Fillimisht FSHF dhe Supersport kishin planifikuar që kjo ndeshje të luhej në orën 13:00, bashkë me dy sfida të tjera, por tashmë kanë caktuar një tjetër orar për këtë betejë.

Kjo ndeshje do të luhet orën 16:00 në stadiumin e Laçit. Beteja mes Partizanit dhe Laçit është një nga më të fortat e kësaj jave dhe do tregojë shumë për skuadrat që do luftojnë për titullin deri në ndeshjen e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!